2014-05-13 11:01:05

U shua Patriarku i nderit i Venedikut, Marko Çe


Ndërroi jetë dje në moshën 88 vjeçare, kardinali Marko Çe, Patriark nderi i Venedikut. Papa Françesku dërgon sot një telegram ngushëllimi, në të cilin e quan “vëlla, që i ka shërbyer me gëzim Ungjillit dhe e ka dashur me dhembshuri Kishën”. Ati i Shenjtë kujton punën e tij të palodhur fillimisht në dioqezën e origjinës, pastaj në Bolonjë, përkrah kardinalit Poma e më vonë në Veprimin Katolik Italian, para se të bëhej Patriark i Venedikut. Gjithashtu, Papa përmend edhe shërbimin bujar të kardinali Çe gjatë predikimeve për klerin e të rinjtë.
Lindur në Icano, në provincën e Kremonës, më 8 korrik 1925, Marko Çe u shugurua meshtar më 27 mars 1948. Rektor i Seminarit të dioqezës së vet, asistent kishtar i përgjithshëm i Veprimit Katolik, u ngarkua pastaj nga Papa Gjon Pali II me detyrën e udhëheqjes së Patriarkatit të Venedikut, më 7 dhjetor 1978. Në vitin 2006, predikoi ushtrimet shpirtërore për Benediktin XVI. Prelati vdiq në spitalin e Shën Gjonit e të Shën Palit në Venedik, ku ishte shtruar që më 19 mars për thyerjen e femurit, pas rrëzimit në shtëpi.








All the contents on this site are copyrighted ©.