2014-05-13 11:00:50

Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: “Maria në Kishën shenjte”, par. 28, 29


Ajo, në të cilën mbiu Fjala e Zotit, Maria, është edhe peng i besës, që lidhi qielli me njeriun. Prej këndej poetët me të drejtë e quajnë “Pasqyrë e mendjes prej kah rrjedh jeta”, e asaj Mendjeje, që i ngarkoi Virgjërës së përvuajtur të Nazaretit detyra, të cilat nuk mund t’i përfshijë arsyeja. Mund t’i përfshijë vetëm zemra njerëzore. Këtë na nxisin të meditojmë paragrafet 28 e 29 të kapitullit “Maria në Kishën shenjte”, nga vepra “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, të cilin e zgjodhëm si prijës, për majin e Zojës.RealAudioMP3

28. Maria u jep urdhëra, në qiell, engjëjve e të lumëve. Si çmim për përvujtërinë e saj të thellë, Zoti i caktoi detyrën t’i mbushë përplot me shenjtorë fronet e lëna bosh nga engjëjt rebelë, gremisur nga qielli për shkak të krenisë. Ky është vullneti i të Tejetlartit, i cili i larton të përvuajturit, që qiell e tokë e ferr t’i përkulen, dashur pa dashur, urdhërave të përulura të Marisë, caktuar sundimtare e qiellit dhe e tokës, komandante e ushtrive të tij, thesaruajtëse e pasurive të tij, shpërndarëse e hireve, ngadhënjimtare mbi armiqtë e Hyjit, shoqe besnike e sipërmarrjeve të Tij vigane dhe e ngadhënjimeve të Tij.

29. Hyji Atë dëshiron të ketë bij e bija përmes Marisë, deri në fund të fundit të botës. E i thotë: “Ngule çadrën në Jakobin”, domethënë, ngreje banesën tënde ndërmjet bijve të mi e ndjekësve besnikë, që simbolizohen me Jakobin, e jo ndërmjet ndjekësve të shejtanit e të atyre, që nuk duan të besojnë, që kanë për simbol Esaun.









All the contents on this site are copyrighted ©.