2014-05-08 14:20:19

Në Sallonin e Librit në Torino, Vatikani bën edhe një herë thirrje për paqen në Siri


U hap mbrëmë në Torino, edicioni i 27-të i Sallonit Ndërkombëtar të Librit, ku Selia e Shenjtë, për herë të parë, është e ftuar nderi. Që sot, Këshilli Papnor për Familjen, në bashkëpunim me Karitasin Italian, e ngritën edhe një herë zërin në favor të Sirisë. Ata kërkuan paqe për familjet siriane, fillimin e dialogut ndërmjet palëve në konflikt dhe lirimin e të gjitha pengjeve. Ndërkaq, vazhdon impenjimi katolik për të ndihmuar popullsinë lokale, pavarësisht nga vështirësitë dhe nga atmosfera e dhunës, tashmë e përgjithshme. Video me të cilën të dyja organizmat bëjnë thirrje për paqe, u projektua në Sallonin e Librit, i cili do të vazhdojë deri më 12 maj. Ky është njëri nga çastet e nismës “E vërteta është sinfonike(shumë zëra së bashku). E mira e njeriut dhe ndjenja fetare”. Me të, Kisha italiane dëshiron të verë në dukje kontributin e saj në përmasën universale të katolicizmit. Selia e Shenjtë është e pranishme në pavionin 3 të Sallonit të Librit në Torino.







All the contents on this site are copyrighted ©.