2014-05-08 14:57:22

Deklaratë e atë Lombardit për sekuestrimin e vajzave në Nigeri


Pas sekuestrimit të studenteve nga organizata terroriste islamike Boko Haram në Nigeri, drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, u pyet nga gazetarët për qëndrimin e Selisë së Shenjtë. Ja deklarata e tij:
Marrja peng e një numri të madh vajzash shumë të reja nga ana e terroristëve të Boko Haramit i shtohet formave të tjera të tmerrshme të dhunës, të cilat, prej kohësh, karakterizojnë veprimtarinë e këtij grupi në Nigeri. Mohimi i çdo lloj respekti për jetën e për dinjitetin e njerëzve, edhe të më të pafajshmëve, më të brishtëve e më të pambrojturve, kërkon dënimin më të ashpër e zgjon mëshirën më të thellë për viktimat, si edhe tmerrin për vuajtjet fizike e shpirtërore, për poshtërimet e pabesueshme që u bëhen. Bashkohemi me thirrjet e shumta për lirimin e vajzave e për kthimin e tyre në kushtet normale të jetesës. Shpresojmë e lutemi që Nigeria, falë impenjimit të të gjithë atyre që mund të kontribuojnë, të gjejë udhën për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje të urryer konflikti e terrorizmi, burim dhimbjesh të pallogaritshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.