2014-05-07 13:19:15

Papa Françesku: “Jo çdo tipi të drogës!”


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa përshëndeti shtegtarët e gjuhës italiane, ndërmjet të cilëve, të burgosurit e Viterbos; vullnetarë të Kryqit të Kuq në 150-vjetorin e themelimit; Vepra Don Guanela e Napolit, në pesëqind vjetorin e themelimit dhe familjarë të të rinjve të Shën Patrinjanos (bashkësi për rikthimin në jetë të të droguarve) me të cilët Papa bashkoi zërin, për t’i thënë jo çdo lloj droge:RealAudioMP3
E këtë ndoshta bëjmë mirë t’ua themi të gjithëve. Thjesht: jo, çdo tipi të drogës! Thjesht e fort!”.Pastaj Shenjtëria e Tij përshëndeti një grup përfaqësuesish të Confcommercio-s Ascom të Padovës dhe i inkurajoi, në këto çaste të vështira, që po kalon ekonomia. Uroj, u tha, që vëshirësitë ekonomike të mos krijojnë pengesa të pakapërcyeshme për jetën! Pastaj urimi që vizita tek Varret e Apostujve t’i mbushë të gjithë me gëzimin e Pashkëve të Ngjalljes, i cili gjen shprehjen e vet edhe në vepra konkrete bamirësie.







All the contents on this site are copyrighted ©.