2014-05-04 13:43:28

Takimi i parë ndërkombëtar pro-jetës


Takimi i parë ndërkombëtar pro-jetës. Në vazhdën e nismave për edicionin e katërt të “Marrshimit për jetën”, që u zhvillua sot duke filluar nga ora 9.00 për të përfunduar në Sheshin e Shën Pjetrit në mesditë, për lutjen e Mbretëreshës Qiellore me Papën Françesku, dje, u mbajt në Romë takimi ndërkombëtar, që mblodhi 50 organizata në favor të jetës nga 20 vende të botës. Ndër to, SHBA-të, Franca, Spanja dhe Belgjika, ku kjo temë është mëse aktuale. U diskutuan strategjitë për promovimin e politikave në favor të së drejtës për jetën në të gjitha fazat e saj. Në të njëjtën kohë, në Universitetin Papnor “Regina Apostolorum”, po në Romë, u mbajt një kuvend me karakter mjekësoro-juridik, me temë “Jepi një shans jetës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.