Papa Françesku e kremtoi sot meshën e së dielës së tretë pas Pashkëve, në kishën romake
të Shën Stanislaut në Botteghe Oscure. Kujtojmë se kjo kishë njihet edhe si
kisha e polakëve, pasi prej kohësh mbahet e administrohet prej tyre, duke u bërë pikë
referimi edhe për emigrantët nga Polonia, që jetojnë në kryeqytetin e Italisë. Kjo
kishë mesjetare kujtohen në dokumente të viteve 1174 dhe 1209. Një epigraf, që sot
ruhet në hyrjen e Pallatit Buziri në rrugën Aurora, i referohet rindërtimit të kishës,
më 27 tetor 1285. Kjo copëz është e vetmja që ka mbetur nga kisha mesjetare, e ndërtuar
mbi rrënojat e Circo Flaminio. Quhej “San Salvatore in pensilis de Sorraca” duke e
marrë emrin nga familja “Sorraca”. Papa Gregori XIII ia pati dhënë kishën kardinalit
polak Sanislao Osio, i cili, në vitin 1580, e ristrukturoi duke e kthyer në kishë
kombëtare të polakëve në Romë. Po ai, ia kushtoi shenjtorit pajtor të Polonisë, Stanislaut.