2014-04-30 16:26:53

Përfundon mbledhja e Këshillit të 8 kardinajve


Këshilli i tetë kardinajve, në mbledhje me Papën Françesku që nga e hëna, përfundoi punimet sot pasdite. Këto ditë është diskutuar për Këshillat Papnore, ndërsa sot paradite, kardinali Lorenco Baldiseri informoi mbi përgatitjen e Sinodit të Ipeshkvijve. Takimi i ardhshëm do të zhvillohet në fillim të qershorit.
Ndërkaq, Këshilli për Ekonominë do të mblidhet më 2 maj, në praninë e Atit të Shenjtë, i cili do t’i përshëndesë të pranishmit në fillim të punimeve. Argumenti kryesor i takimit do të jenë Statutet e vetë Këshillit dhe programi i punës. Nga ana tjetër, duke filluar nga nesër e deri më 3 maj, mblidhet në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, Komisioni i ri për mbrojtjen e të miturve. Përveç diskutimit mbi natyrën dhe qëllimet e Komisionit, do të flitet edhe për integrimin e tij me anëtarë, që përfaqësojnë të gjitha zonat gjeografike të botës. Edhe në këtë rast, Papa Françesku do të flasë në fillim të punimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.