2014-04-29 12:44:44

Kuriozitet: Gjon Pali, më i vogli në moshë në Sheshin e Shën Pjetrit


Gjon Pali ishte më i vogli në Sheshin e Shën Pjetrit, në Meshën e djeshme për shenjtërimin e Gjon Palit. Vetëm tre muajsh, me tuta të kaltra e me gishtin në gojë! Shtegtoi nga Munihu i Bavarisë, për të marrë pjesë në kanonizimin e Anxhelo Ronkalit e të Karol Vojtilës. Udhëtoi me automobil me babain, Klaus, mamanë e tre vëllezërit e tjerë, 3, 9, e 13 vjeç. Më i vogli i familjes, mban emrin e Papës polak. Si arriti në Romë nga Gjermania, e kaloi natën në makinë, në Gjanikolo, për t’u gjetur, që në ag të ditës, në Sheshin e Shën Pjetrit. Gjon Pali më i vogël, në shenjtërimin e Gjon Palit më të madh! Mësojmë, nga mjetet e komunikimit, se emri që u është ngjitur më shumë meshkujve të posalindur, këto ditë, në mbarë Evropën, është pikërisht Gjon Pal! Posaçërisht në Gjermani! A nuk flet vetë, ky emër i Shenjtit më të ri, vënë më të rinjve të Kontinentit? Ky emër i gjallë, që dëgjohet derë më derë në viset e asaj Evrope, të cilën Gjon Pali II e shkeli me këmbë vis më vis, duke lënë pas prindër, që nxorën në dritë një mori Gjon Palash të vegjël?







All the contents on this site are copyrighted ©.