2014-04-28 15:22:24

Papa pret Familjen Mbretërore të Spanjës


Sot paradite, Papa Françesku priti në një studio të Sallës Pali VI, mbretin e Spanjës Huan Karlos dhe mbretëreshën Sofia, të cilët u takuan më pas edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin dhe Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì.
Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton nota e Sallës së Shtypit, u vunë në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Spanjës, që janë konsoliduar vazhdimisht pas Marrëveshjes së vitit 1979. Në këtë kuadër, u përmendën disa çështje aktuale, që kanë të bëjnë me misionin e Kishës në shoqëri, në gjendjen e tanishme të vendit. Nuk mungoi edhe shkëmbimi i ideve mbi tematika me karakter ndërkombëtar, duke iu referuar sidomos situatave kritike në botë.








All the contents on this site are copyrighted ©.