2014-04-28 18:03:03

Meshë falenderimi për shën Gjonin XXIII në kishën e Shën Karlit në Korso, në Romë


Sot paradite, besimtarët bergamaskë morën pjesë në meshën e falenderimit për shën Gjonin XXIII, në kishën romake të Shën Karlit në Korso. Pikërisht në këtë kishë, Papa i ardhshëm Ronkali, u shugurua ipeshkëv më 19 mars 1925. Kremtimi u kryesua nga ipeshkvi i Bergamos, imzot Françesko Beski, në praninë e kardinalit Tetamanci.
Gjatë homelisë, ipeshkvi falenderoi Papën Françesku për mesazhin, që u drejtoi banorëve të Bergamos, nga e ka origjinën shenjti i ri. Nënvizoi mesazhin e Papës për ta, ftesën për të ruajtur traditat fetare, duke iu përgjigjur me guxim ndryshimeve e duke reflektuar mbi të rejat e kohës, për të vazhduar me bindje udhën e përvijuar nga shën Gjoni XXIII me Koncilin II të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.