2014-04-27 11:34:51

Lutje Shën Gjonit XXIII


I dashur Papa Gjoni,
shpirti yt i thjeshtë e i butë përhapte erën e mirë të Zotit e ndizte në zemra dëshirën për mirësi.
Ti flisje shpesh për bukurinë e familjes, mbledhur rreth sofrës, për të ndarë bashkë bukën e fenë: lutu për ne, që në shtëpitë tona të banojnë familje të vërteta.
Ti, duarplot, mbolle farën e shpresës e na mësove të dëgjojmë hapin e Zotit, kur kalon mes nesh për të përgatitur njerëzimin e ri: na ndihmo të jemi optimistë, për ta mundur të keqen me të mirë.
Ti e deshe botën me dritat e hijet e saj, duke besuar se paqja mund të zbresë mbi tokë. Ndihmona të jemi mjete të paqes në shtëpi e në sheshe.
Ti, me ëmbëlsi atërore na le trashëgim nga një ledhatim për të gjithë fëmijët; mallëngjeve, kështu, mbarë botën e na kujtove se duart nuk na u dhuruan për të shplakuar, por për të përqafuar e për të tharë lotët.
Lutu për ne, që të mos rrimë duke vajtuar për terrin, që na rrethon, por të ndezim dritën, duke çuar kudo Jezusin e duke iu lutur përherë Marisë. Amen!
Shkruar nga kardinali Angelo Comastri







All the contents on this site are copyrighted ©.