2014-04-19 17:54:04

Papa kryeson kremtimin e Natës së Pashkëve në Bazilikën e Vatikanit


Papa Françesku do të kryesojë sonte, në orën 20.30, në Bazilikën e Vatikanit, kremtimin e Natës së Pashkëve. Gjatë kremtimit do të pagëzohen 10 katekumenë: më i vogli, italian, 7 vjeç; më i madhi, vietnamez, 58 vjeç. Të pagëzuarit e tjerë vijnë nga Bjellorusia, Senegali, Libani e Franca.
Nesër, në orën 10.15, Papa do të kryesojë, në Sheshin e Shën Pjetrit, Meshën Shenjte të Ditës së Pashkëve. Më pas, nga lozha qëndrore e Bazilikës, do të japë Bekimin “Urbi et Orbi” – ‘Romës e Botës’.
Gjatë ritit, do të këndohet edhe Stiki Stikirà e liturgjisë bizantine, për të kujtuar se sivjet Perëndimi e Lindja e krishterë i kremtojnë Pashkët në të njëjtën ditë. Sipas traditës, Sheshi do të stoliset me mijëra lule, dhuratë e lulerritësve holandezë.








All the contents on this site are copyrighted ©.