2014-04-19 12:57:28

Lutja e Papës për viktimat e mbytura në Korenë e Jugut


Papa po ndjek me shqetësim mbytjen e tragetit koreanojugor, më 16 prill. Në një tëeet të së Shtunës së Madhe, Ati i Shenjtë shkruan: “Ju ftoj të bashkoheni me lutjen time për viktimat e mbytura tragjikisht në Kore dhe për familjarët e tyre”. Deri tani, janë gjetur e nxjerrë nga deti 30 kufoma, por të mbyturit mendohet të jenë mëse 270. Në anije ndodheshin 475 udhëtarë, pjesa më e madhe e të silëve, studentë në udhëtim turistik për në ishullin e Jeju-së. Operacionet për gjetjen e turpave vazhdojnë pa pushim, ndërsa komandati i tragetit është arrestuar, me akuzën për neglizhencë e dhunim të së drejtës juridike detare.







All the contents on this site are copyrighted ©.