2014-04-17 17:24:31

Programi i kremtimeve të Pashkëve në Kosovë


Edhe në trevat shqiptare, Kisha Katolike përgatitet për kremtimin e Pashkëve. Në informacionin e Ipeshkvisë së Kosovës, lexojmë se mesha qendrore e festës do të kremtohet të shtunën, më 19 prill, në orën 21.00, në katedralen Nënë Tereza, në Prishtinë. Ditën e Pashkëve, të dielën, më 20 prill, po në katedralen Nënë Tereza, ipeshkvi, imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën në orën 11.00. Pritja solemne për festën e ringjalljes së Krishtit, do të mbahet po të dielën, në orën 19.00, në rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës.








All the contents on this site are copyrighted ©.