Së shpejti shenjt, françeskani, atë Ludoviko nga Kazoria dhe Amato Ronkoni i Urdhërit
të Tretë të Shën Françeskut
Papa Françesku priti dje prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin
Anxhelo Amato, të cilin e autorizoi të publikojë dy Dekrete për dy shenjtorë dhe dy
Shërbëtorë të ardhshëm të Zotit. Do të kanonizohen së shpejti dy italianë. Françeskani,
atë Ludoviko nga Kazoria ka qenë meshtar i Urdhërit të Fretërve të Vegjël dhe themelues
i Kongregatës së Françeskaneve Elizabetine, që njihen si “bigje”. U lind në Kazoria
më 11 mars 1814 e ndërroi jetë në Napoli, më 30 mars 1885. Amato Ronkoni i Urdhërit
të Tretë të Shën Françeskut, italiani tjetër që do të shpallet shenjtor, është themelues
i Strehës së Shtegtarëve të Varfër në qytetin e Saludeços, që tani është shndërruar
në Azilin për të moshuarit, i cili mban emrin e tij. Pikërisht në atë qytet lindi
Ronkoni rreth vitit 1226 për të ndërruar jetë në Rimini rreth vitit 1292. Ndërkaq,
me njohjen e virtyteve heroike, mund të nderohen Shërbëtorët e Zotit, francezi Alano
Maria Guynot de Boismenu, i Kongregatës së Misionarëve të Zemrës së Krishtit dhe Guglielmo
Janauschek, meshtar vienez i Kongregatës së të Shenjtnueshmit Shëlbues.