2014-04-09 13:32:50

Françesku, thellësisht i pikëlluar, bën thirrje për paqe në Siri


Të hënën e kaluar, në Homs, u mbyt atë Frans van der Lugt, një nga sivëllezërit e mi, jezuit holandez, 75 vjeç, në Siri prej 50 vjetësh, njeri që bëri veç mirë, që i deshi fort të gjithë e që, prandaj, edhe e deshën të gjithë, të krishterë e myslimanë.Vrasja e tij brutale më mbushi me hidhërim të thellë e më bëri të mendoj përsëri për njerëzit e shumtë, që vuajnë e vdesin në këtë vend të martirizuar, në Sirinë time të dashur, e cila po duron, përtej kufijve të durimit, konfliktin gjakatar, që vijon të mbjellë vdekje e shkatërrime. Mendoj edhe për njerëzit e shumtë të rrëmbyer, të krishterë e myslimanë, sirianë e nga vende të tjera, ndërmjet të cilëve, edhe ipeshkvij e meshtarë. T’i lutemi Zotit t’i ndihmojë të kthehen sa më shpejt pranë të afërmve, familjeve, bashkësive të tyre.
Ju ftoj me gjithë zemër të gjithë të bashkoheni me mua në lutje për paqen në Siri e në gjithë zonën e u drejtoj një thirrje plot pikëllim atyre që kanë në dorë fatet e vendit si dhe bashkësisë ndërkombëtare: ju lutem, ulini armët, jepini fund dhunës! Kurrë më luftë! Kurrë më shkatërrime! Respektojeni të drejtën humanitare, kujdesuni për popullsinë, që ka aq shumë nevojë për ndihmë humanitare e punoni për arritjen e paqes aq të dëshiruar, përmes dialogut e pajtimit.Nënës sonë Mari, Mbretëreshë e Paqes, t’i kërkojmë të ndërmjetësojë për Sirinë. E t’i lutemi të gjithë së bashku: “Të falemi Mari!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.