2014-04-07 15:43:23

Sot vizita e mbretit të Jordanisë tek Papa Françesku


Sot pasdite Papa Françesku priti në Shtëpinë e Shën Martës mbretin e Jordanisë Naltmadhninë e Tij Abdullahun II Al Hussein. Al Hussein, sovrani i katërt i dinastisë së Hashemitëve, është martuar me mbretëreshën Rania, e angazhuar prej shumë vitesh në çështjet shoqërore dhe në mbështetjen e të drejtave të njeriut. Ky është takimi i dytë i Papës Françesku me familjen mbretërore të Jordanisë, të cilën e pati pritur në Vatikan më 29 gusht 2013.







All the contents on this site are copyrighted ©.