2014-04-05 15:24:17

Lutja e Papës për misionarët e rrëmbyer në Kamerun


Papa Françesku lutet për dy meshtarët viçentinë “fidei donum”, don Giampaolo Marta e don Gianantonio Allegri si dhe për rregulltaren kanadeze, motër Gilberte, rrëmbyer natën në Kamerun dhe uron që çështja të zgjidhet pozitivisht sa më shpejt. E mësojmë këtë ngjarje të re, të hidhur, përmes notës të Sallës së Shtypit të Vatikanit. Papa u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe vijon të jetë në lidhje të ngushtë me nunciaturën. Tre rregulltarët u kapën nga dy grupe të armatosura, në dioqezën e Maroua, në veri të vendit. Lajmi u kofirmua nga Ministria e Jashtme italiane.Grupet e armatosura hynë, në orën dy, me orën vendase, në shtëpitë e meshtarëve e të murgeshave dhe, si përmbysën gjithçka, morën me vete tre rregulltarët. Nuk përjashtohet fakti që rrëmbyesit të jenë terroristë islamikë të Boko Haramit, aktivë në veri të Nigerisë, në kufi me Kamerunin.








All the contents on this site are copyrighted ©.