2014-04-03 15:49:03

Tre shenjtër të rinj nga dy Amerikat për Kishën universale


Papa Françesku priti sot paradite Prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtërve, Eminencën e tij Kardinalin Angelo Amato dhe gjatë kësaj audience regjistroi në katalogun e shenjtërve tre emra të rinj, duke miratuar kultin e tyre liturgjik në Kishën universale. Tre shenjtërit e rinj janë:
Francesco de Laval, ish-ipeshkëv i Kebekut, lindur në Francë në vitin 1623 dhe vdekur në Kebek (Kanada) më 6 maj 1708.
Jozef de Ankieta, meshtar rregulltar i Shoqërisë së Jezusit, lindur në Ishujt Kanarie në vitin 1534, vdekur në Brazil më 9 qershor 1597.
Maria e Mishërimit (në shekull: Maria Gijart), themeluese e Kuvendit të Orsolineve në qytetin e Kebekut, lindur në Francë në vitin 1599 dhe vdekur në Kebek më 30 prill 1672.








All the contents on this site are copyrighted ©.