2014-04-03 12:29:30

Kili, ngushëllimet e Papës për viktimat e tërmetit


Në një mesazh drejtuar kryeipeshkvit të Santiagos, në Kili, kardinalit Rikardo Ezati, Papa shpreh ngushëllimet dhe afërsinë me popullsinë kiliane, dëmtuar rëndë, të martën e kaluar, nga një tërmet i fuqishëm: “Dëshiroj t’i siguroj gjithë kilianët për afërsinë dhe përzemërsinë time, shkruan Papa. I lutem Zotit t’u japë pushim të pasosur të vdekurve, ngushëllim, atyre, që u dëmtuan nga kjo fatkeqësi kaq e rëndë e, njëkohësisht, t’u japë të gjithëve forcë për t’i përballuar fatkeqësitë. U bëj thirrje bashkësive të krishtera, institucioneve civile dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, që në këto çaste kaq të dhimbshme, t’u japin ndihmën e duhur të dëmtuarve, me shpirt bujar e dashuri vëllazërore”.
Për të gjithë, Papa lyp mbrojtjen e Zojës Karmë. Tani për tani bilanci i të vdekurve arrin në 6. Qindra mijëra, njerëzit e shpërngulur; të pallogaritshme, dëmet materiale, shoqëruar me shqetësimin e rrezikut të tsunamit.







All the contents on this site are copyrighted ©.