2014-04-01 17:08:56

Paraqitet arkivi dixhital i Radio Vatikanit, në prag të shenjtërimit të dy Papëve


“Zëri i Papëve”, ky është titulli i Arkivit dixhital të Radio Vatikanit, që iu paraqit sot pardite shtypit në Sallën Markoni të emitentes sonë. Është pjesë e veprimtarive, që do të shoqërojnë Shenjtërimin e Gjonit XXIII e të Gjon Palit II, parashikuar për datën 27 prill. Në takimin, moderuar nga drejtori i përgjithshëm i Radio Vatikanit, atë Federiko Lombardi, morën pjesë kardinali Giovan Battista Re, bashkëpunëtor i ngushtë i Gjon Palit II; Sandro Piervenanzi, drejtor teknik i Radios dhe disa autoritete të tjera të kësaj fushe,
Për Radion, është ngjarje e madhe, dixhitalizimi i gjithë arkivit me zërat e papëve: 8 mijë shirita e disqe, që dokumentojnë 23.207 ngjarje, shndërruar në 37 mijë file, nga të cilat mund të dëgjohen qartë zërat e Papëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.