“Zjarri i mëshirës”: nisma e lutjes, në Poloni, për Gjon Palin II
Duke u përgatitur për shenjtërimin e Gjon Palit II, polakët do të mblidhen në lutje
rreth “Zjarrit të mëshirës”, nismë e fondacionit “Vepra e mijëvjeçarit të ri”, me
kryetar kardinalin Stanislaw Dziwisz, kryeipeshkëv i Krakovës dhe sekretar personal
i Wojtylës për 40 vjet. Dje – njofton agjencia Sir – në Shenjtëroren e Mëshirës Hyjnore,
në Lagiewniki, iu dorëzuan presidentit polak Bronislaw Komorowski dhe përfaqësuesve
të autoriteteve të tjera shtetërore e shoqërore “shkëndijat e mëshirës”, për t’i çuar
nëpër kisha të ndryshme, nëpër shtëpi dhe nëpër zyrat e të gjithë vendit. Sekretari
i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore Polake, Imzot Wojciech Polak, i cili e paraqiti
këtë nismë, uroi që besimtarët ta përjetojnë në mënyrë “krijuese” periudhën që na
ndan nga shenjtërimi i të Lumëve Wojtyla e Roncalli. “Le të përgatitemi, gjatë kësaj
kohe, për këtë ngjarje me rëndësi shoqërore, e cila është, mbi të gjitha, ngjarje
e madhe e fesë dhe takim me shenjtërinë konkrete të shprehur në jetën dhe në shërbimin
e Gjon Palit II”.