2014-03-28 15:11:21

Shën Ambrozi dhe besimi në Eukaristinë, në qendër të predikimit të Atë Kantalamesës kushtuar Krezhmëve


Sot paradite, për të shpjeguar Eukaristinë, atë Kantatalamesa, duke mbajtur predikimin e tretë të Krezhmëve, në praninë e Papës Françesku, pranë Kapelës së Nënës së Shëlbuesit të Pallatit Apostolik, në Vatikan, u mbështet kryesisht tek mësimet e Shën Ambrozit, duke rekomanduar si burim të ri, afrimin ndërmjet të krishterëve dhe hebrenjve. Njohja e liturgjisë hebraike, theksoi predikatari i Shtëpisë Papnore, na ndihmon t’i kuptojmë më mirë gjestet e Krishtit. “Kjo bukë, është thjeshtë bukë, para fjalëve sakramentore; kur shugurohet, nga bukë, bëhet korp i Krishtit”.Kështu e shpjegon Shën Ambrozi praninë reale të Krishtit në Eukaristi, nënvizoi predikatari dhe vijoi të flasë pikërisht për praninë jo fizike, por sakramentore të Krishtit në bukën e në verën e shuguruar.








All the contents on this site are copyrighted ©.