2014-03-28 17:57:26

Ati i Shenjtë ipeshkvijve të Madagaskarit: kujdesuni për të varfërit e ftojini liderët politikë të bëjnë të njëjtën gjë!


Shërbejini kauzës së paqes në vendin tuaj, me vlerat e Ungjillit. E mos kini frikë t’ua kujtoni edhe politikanëve çështjen e varfërisë. Mbi këto dy probleme e vuri theksin Papa Bergolio, duke u takuar sot me ipeshkvijtë e Madagaskarit, të cilët i priti për vizitë “ad Limina”.Ati i Shenjtë i falënderoi prelatët për punën e tyre të guximshme e këmbëngulëse në ungjillëzimin e vendit. Në vijim, i porositi të kenë lidhje konstruktive me autoritetet vendase, pa harruar respektimin e të drejtave dhe të detyrave të secilit, në shërbim të së mirës së përbashkët, por duke refuzuar çdo ndërhyrje në debatin politik.







All the contents on this site are copyrighted ©.