2014-03-26 14:36:03

Njihet nga Vatikani, Legjioni i Marisë


Sot, në selinë e Këshillit Papnor për Laikët, sekretari i dikasterit, imzot Josef Clemens, u dorëzoi anëtarëve të Legjionit të Marisë, dekratin me të cilin organizata e tyre njihet si shoqatë ndërkombëtare besimtarësh dhe i miratohen statutet.
Lindur në vitin 1921 në Dublin të Irlandës, më nismën e një grupi të vogël njerëzish, udhëhequr nga Frank Duff, funksionar i Ministrisë së Financave dhe më pas, sekretar privat e Ministrit irlandez të Mbrojtjes, kjo shoqatë historike është përhapur në të gjithë botën, gjatë 93 vjetëve të jetës. Ka ardhur edhe në Shqipëri, pas komunizmit. Udhëheqësi shpirtëror i anëtarëve të kësaj shoqate në Tiranë është don Henricus B.M. Veldkamp.
Përmes formimit të mijëra grupeve në të gjitha kontinentet, Legjioni i Marisë, i rrënjosur fuqimisht në përshpirtërinë mariane e në besimin ndaj Shpirtit Shenjt, u propozon anëtarëve udhën e shenjtërimit të jetës, përmes shërbimit ndaj nevojtarëve, sidomos ndaj atyre, që nuk e njohin fenë, ose qëndrojnë larg saj.
Siç nënvizoi imzot Clemens, pas dorëzimit të dekretit, “Legio Marie” është bërë shenjë e prekshme zellit misionar të laikëve, i cili, i jetuar së bashku me impenjimet e përditshme në familje e në punë, i shërben thirrjes për shenjtërimin e jetës, marrë me Pagëzimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.