2014-03-25 14:15:03

Rektori i ri i salezianëve u zgjodh don Ángel Fernández Artime


Është don Ángel Fernández Artime, pasardhësi X i don Boskos. Kapitulli i 27-të i Përgjithshëm i salezianëve e zgjodhi Rektor të kongregatës. Don Ángel Fernández Artime, 53 vjeç, është lindur më 21 gusht 1960 në Gozòn-Luanco të Spanjës; kushtet e para si rregulltar i mori më 3 shtator 1978, ndërsa meshtar u shugurua më 4 korrik 1987 në Leòn. Ka kryer universitetin për teologji, filozofi dhe pedagogji. Ka pasur shumë detyra e funksione brenda urdhërit, por që nga viti 2009 ka qenë inspektor në Argjentinën e Jugut, ku ka njohur e ka bashkëpunuar edhe me Papën aktual Françesku, në kohën kur ai ishte kryeipeshkëv i Buenos Airesit. Nga 23 dhjetori 2013 është emëruar epror i Inspektorisë së re të Spanjës Mesdhetare, kushtuar Zojës Ndihmëtare.








All the contents on this site are copyrighted ©.