2014-03-25 14:14:52

Imzot Xhankarlo Maria Bregantini, autor i meditimeve të Udhës së Kryqit në Koloseum


Tekstet e meditimeve gjatë ndalesave të Udhës së Kryqit, të Premten e Madhe, në Koloseum, do të përgatiten këtë vit nga kryeipeshkvi i Kampobaso-Bojanos në Itali, imzot Xhankarlo Maria Bregantini. Siç sqaron një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, imzot Bregantini është ngarkuar me këtë detyrë nga Papa Françesku, i cili, sipas traditës, do të marrë pjesë në 14 ndalesat e Udhës së Kryqit, në vendin e martirizimit të të krishterëve të parë.
63 vjeç, i lindur në Trentino të Italisë, imzot Bregantini ka një të kaluar si punëtor e pas një udhe të gjatë formimi, për 13 vjet ka shërbyer si ipeshkëv i Lokrit në Kalabri, tokë ku ka zënë rrënjë kriminaliteti i organizuar. Pati bërë përshtypje të jashtëzakonshme, libri i tij me uratë “Lutja sfidon mafien”. Emëruar nga Benedikti XVI në vitin 2007, ipeshkëv i Kampobaso-Bojanos, është edhe kryetar i Komisionit të Konferencës Ipeshkvnore Italiane për problemet shoqërore e punën, për drejtësinë e paqen.








All the contents on this site are copyrighted ©.