2014-03-24 17:32:21

Papa banorëve të Kasamances: lutem për pajtimin dhe përfundimin e dhunës


Jetë të harmonishme e vëllazërore. Këtë uron Papa për zonën senegaleze të Kasamances, pas konfliktit të brendshëm, që vijoi për një kohë të gjatë. Urimi i Papës lexohet në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar në Senegal, me rastin e 26-vjetorit të shtegtimit ndërdioqezan të dioqezave të Ziguinkorit e Lodës, të shtunën e të dielën e kaluar, në Shenjtëroren mariane të Témentos. Papa inkurajon banorët e Kasamances, vënë në provë të rëndë nga dhuna dhe përçarja, të kërkojnë rilindjen e vërtetë ungjillore e të luten shumë, pa e humbur kurrë guximin, duke i lypur Zotit hirin të bëhen artizanë të paqes e të pajtimit.Mesazhi i Papës u lexua dje nga nunci apostolik në Senegal, imzot Mariano Montemaior, në Meshën solemne, kryesuar në Shenjtërore, gjatë së cilës prelati e nxiti popullsinë e Kasamances të punojë për paqëtimin e gjithë zonës.







All the contents on this site are copyrighted ©.