2014-03-24 17:55:26

Bashkimi i të krishterëve i kapërcen konfliktet: kështu Papa, ipeshkvijve të Guinesë Konakri


Mosmarrëveshjet ndërmjet të krishterëve janë pengesa më e madhe e ungjillëzimit. Papa Françesku e theksoi këtë me forcë në takimin e sotëm me ipeshkvijtë e Guinesë Konakri, në vizitë ad Limina. Ati i Shenjtë ua dorëzoi fjalën e përgatitur për ta, në të cilën vë ballë për ballë kushtet e varfërisë së popullsisë dhe punën e Kishës Katolike.
Papa përmendi një për një të gjitha grupet e shoqërisë së vendit afrikan, në të cilin shumica e popullsisë është myslimane. Katolikëve, që përbëjnë 10% të 10 milion banorëve, Papa u kërkoi të jenë të bashkuar për t’i përballuar më mirë sfidat, që u paraqet ky vend i varfër, me vdekshmëri të lartë foshnjore dhe me jetë mesatare 50 vjet për gratë e 48 për burrat.








All the contents on this site are copyrighted ©.