2014-03-17 16:10:39

Takim i Papës me presidenten argjentinase de Kirchner, në përvjetorin e papnisë


Në orët e vona të paradites, Papa Françesku priti presidenten e Republikës së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, e shoqëruar nga një delegacion i shumënumërt. Në një notë, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, njofton se qëllimi i vizitës ishte paraqitja e urimeve të popullit argjentinas, me rastin e vitit të parë të papnisë së Horhe Mario Bergolios. Pas takimit, Papa dhe zonja de Kirchner drekuan së bashku.








All the contents on this site are copyrighted ©.