2014-03-11 13:56:05

Dita Botërore e Rinisë në Krakovë do të mbahet nga data 26 deri më31 korrik


26-31 korrik 2016: këto janë datat zyrtare të Ditës Botërore të Rinisë, që do të zhvillohet në Krakovë, ndërsa më 20-25 korrik do të kremtohen “ditët nëpër dioqeza”. Kështu lexohet në faqen zyrtare të DBR polake (), ku paraqiten edhe disa pika të programit të atyre ditëve. Të martën, më 26, do të jetë hapja, me Festivalin e rinisë, dhe nga data 27 deri më 29 do të mbahen katekezat. Të enjten më 28 parashikohet mbërritja e Papës, ndërsa të premten do të kremtohet Udha e Kryqit. Të shtunën, më 30, është mbrëmja e Përgjimit dhe të dielën më 31 korrik Mesha përmbyllëse, me shpalljen e qytetit, ku do të mbahet edicioni i ardhshëm ndërkombëtari i DBR. Në faqen zyrtare të DBR thuhet se në dy kremtimet e fundit, përgjimi dhe mesha, ka mundësi të marrin pjesë më shumë se 2 milionë të rinj. 300 mijë pritet të marrin pjesë në “ditët nëpër dioqeza”, ku do të jenë të pranishëm të gjithë ata që janë binjakëzuar me dioqezat polake.








All the contents on this site are copyrighted ©.