2014-03-04 14:41:46

Kardinali Abril y Castellò, kryetar i ri i Komisionit kardinalor të IOR-it


Anëtarët e Komisionit kardinalor të IOR-it (Instituti për Veprat Fetare) emëruan sot kardinalin Santos Abril y Castellò në detyrën e kryetarit. Në bazë të Statutit, kujton komunikata e Sallës së Shtypit, anëtarët e Komisionit emërohen nga Papa për një periudhë 5-vjeçare. Kryetari ka për detyrë t’i mbledhë të paktën dy herë në vit për të shqyrtuar strategjitë dhe proceset ekonomike brenda IOR-it. Komisioni vigjëlon mbi besnikërinë ndaj Statutit dhe emëron anëtarët e Këshillimit Mbikqyrës.
Aktualisht ai përbëhet nga kardinajtë: Santos Abril y Castelló(kryeprift i Bazilikës papnore të Zojës së Madhe), Thomas Christopher Collins (kryeipeshkëv i Torontos), Pietro Parolin (Sekretar i Shtetit), Christoph Schonborn (kryeipeshkëv i Vienës) e Jean-Louis Tauran (kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar).








All the contents on this site are copyrighted ©.