2014-03-03 14:19:49

Moska bën të ditur: nuk duam luftë me Ukrainën


“Rusia nuk do luftë me Ukrainën”: kështu deklaroi zv.ministri i jashtëm Karasin, emëruar para pak ditësh përfaqësues i presidentit Putin në Senat, pikërisht me rastin e dërgimit të trupave ruse në Krime. “Do të mbështesim të gjitha forcat në favor të përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe – tha ai – sepse stabiliteti në Evropë varet nga këto marrëdhënie”. E jo vetëm. Lajmet për konflikt kanë shkaktuar aq panik, saqë Bursa e Moskës po humbet 10% nga mëngjesi i sotëm.
Gjithsesi, deklarata i bëri të marrin frymë më lirisht NATO-n, Bashkimin Evropian dhe SHBA-të, të cilat gjatë këtyre orëve, po punojnë në disa fronte për të penguar nisjen e një lufte civile, për botën, por plotësisht të drejtë, për shumicën ruse, që popullon Krimenë. OKB-ja ka propozuar praninë e vëzhguesve të saj në Krime, për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe respektimin e integritetit territorial.
Nga ana e saj, ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, deklaron se Krimeja është pushtuar nga Rusia e me këtë akt, Putin u deklaron luftë edhe garantëve të sigurisë në vend, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Vërtet, sipas Memorandumit të Budapestit, nënshkruar në vitin 1994, kur Kievi hoqi dorë nga armët bërthamore, këto dy vende u impenjuan të garantojnë integritetin territorial të Ukrainës.







All the contents on this site are copyrighted ©.