2014-03-02 12:57:51

Engjëlli i Tënzot. Thirrje e Papës për Ukrainën: të ecet në rrugën e dialogut


Në Engjëllin e Tënzot, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve të luten për Ukrainën që, pohoi me keqardhje të thellë, po jeton një situatë delikate. U bëri thirrje, pastaj, edhe prijësve të të dyja palëve në konflikt si dhe mbarë botës: “Ndërsa uroj, tha Ati i Shenjtë, që të gjitha forcat e vendit të përpiqen t’i kapërcejnë moskuptimet e të ndërtojnë së bashku ardhmërinë e Kombit, i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta mbështesë çdo nismë në favor të dialogut e të harmonisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.