2014-03-01 16:50:33

Papa është më mirë e vijon veprimtaritë


Papa Françesku e mori menjëherë veten, pas shqetësimit të djeshëm, që e pengoi të vizitonte Seminarin Romak. Sot paradite ishte i pranishëm në të gjitha audiencat e parashikuara. Ndërmjet tjerësh, priti kardinalin Uilet dhe një grup tjetër ipeshkvijsh spanjollë, në vizitë ‘ad Limina’. I dërgoi edhe një mesazh Rrethit të Shën Pjetrit, mbledhur në asamblenë e 145-të solemne, në Sallën e Papëve, në Vatikan. Mesazhin e lexoi prefekti i Shtëpisë Papnore, imzot Georg Gänswein.







All the contents on this site are copyrighted ©.