2014-02-28 18:28:06

Anullohet vizita e Papës Françesku në Seminarin e Madh Romak


Papa Françesku nuk shkoi sot në Seminarin e Madh Papnor të dioqezës së Romës, pasi pati pak zjarmi. Për shkak të etheve, shpjegoi zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lombardi, mjeku e këshilloi të hiqte dorë nga ky impenjim baritor e të pushonte. Ati i Shenjtë pritej për një vizitë baritore, me rastin e festës së Zojës së Besimit, Pajtore e Seminarit.








All the contents on this site are copyrighted ©.