2014-02-27 13:28:28

Komunikatë mbi mbrojtjen e të drejtave të autorit të Papës


Vatikani saktëson sot ç’parashikon Kushtetuta Pastor Bonur për mbrojtjen e të drejtave të autorit të Papës Françesku. Në një komunikatë sqarohet se ato i besohen Shtëpisë Botëuese të Vatikanit LEV, e cila, sipas normës 191 të Kushtetutës, ka të drejtë edhe të përdorë ekonomikisht të ardhurat. Më 23 mars 2013, Ati i Shenjtë e rinovoi këtë dispozitë, duke nënvizuar se për të gjitha shkrimet para se të zgjidhej në katedrën e Shën Pjetrit, të drejtat e autorit u mbeten Shtëpive Botuese përkatëse.








All the contents on this site are copyrighted ©.