2014-02-27 13:33:56

Evangelii gaudium - rëndësia e predikimit


Në vijim të përmbledhjes së thirrjes apostolike Evangelii Gaudium, sot do të paraqesim udhëzimet e Papës Françesku për homelinë. Papa thekson që në fillim se homelia kërkon një “përgatitje serioze” nga ana e barinjve, sepse ajo është masa më e mirë “për të vlerësuar afërsinë e një bariu me popullin e vet” (n.135). Predikimi themelohet mbi vetëdijen se është Hyji ai që dëshiron të arrijë tek të tjerët me anë të predikatarit. Shpallja e Fjalës së Hyjit në kontekstin liturgjik nuk duhet të jetë katekizëm, as meditim, por zhvillimi i dialogut të Hyjit me popullin e vet, “çasti më i lartë i dialogut ndërmjet Hyjit dhe popullit të vet, para kungimit sakramentor” (n.137). Homelia, thotë Papa, “nuk duhet t’i përgjigjet logjikës së mjeteve mediatike” (n.138), sepse ajo nuk ka natyrën e spektaklit. Korniza e saj është liturgjia, brenda së cilës zë vendin që i takon, në harmoni me pjesët e tjera të liturgjisë, prandaj homelia duhet të jetë e shkurtër. “Nëse homelia është e gjatë, dëmton dy karakteristika të kremtimit liturgjik: harmoninë ndërmjet pjesëve dhe ritmin” (n.138).RealAudioMP3
Homelia, shkruan Papa Françesku, duhet të jetë si bashkëbisedimi i një nëne me fëmijët, sepse “Kisha është nënë dhe i predikon popullit sië u flet një nënë fëmijëve” (n.139). Për këtë arsye, predikatari duhet ta njohë mirë zemrën e popullit të cilit i predikon dhe duhet t’u flasë njerëzve me anë të “afërsisë së përzemërt”, me “ngrohtësinë e tonit të zërit, me butësinë e stilit të fjalive, me gëzimin e gjesteve” (n.141). Edhe Zoti vetë na mrekullon, kur i drejtohet popullit të tij me fjalë të ngrohta, që japin zemër: “Mos ki frikë, grigjë e vogël” (Lk12,32).
Homelia është dialog dhe “dialogu është shumë më shumë sesa komunikimi i një të vërtete” (n.142). Ata që përfshihen në këtë dialog nuk japin diçka, por dhurojnë vetveten. Ky dhurim rrudhet, nëse homelia bëhet moralizuese ose egzegjetike, sepse “çdo fjalë e Shkrimit është dhuratë, para se të jetë kërkesë” (n.142). Predikimi nuk duhet të përçojë ide ose vlera të shkëputura nga njëra-tjetra, por sintezën e mesazhit ungjillor: “Ku është sinteza, aty është zemra” (n.143). “Predikatari ka misionin e bukur dhe të vështirë të bashkojë zemrat që duhen: zemrën e Zotit, me zemrën e popullit” (n.143). Duke qenë se fjala është ndërmjetësuese, ajo ka nevojë për predikatarin, për t’u shqiptuar, me vetëdijen se “ne nuk kumtojmë vetveten, por Krishtin Jezus, Zot: ndërsa ne jemi shërbëtorët tuaj, për shkak të Jezusit (2Kor 4,5).
Predikimi, për tu përgatitur mirë, ka nevojë për kohë, studim, lutje dhe shpirt krijues, me ndjeshmëri baritore. Papa i porosit famullitarët të mos e shkurtojnë kohën e përgatitjes së predikimit, duke thënë se kanë punë të tjera më të rëndësishme dhe të ngutshme për të bërë dhe thotë se “një predikatar, që nuk përgatitet, nk është ‘shpirtëror’, është i pandershëm dhe i papërgjegjshëm kundrejt dhuratave që ka marrë” (n.145). Për përgatitjen e homelisë, Ati i Shenjtë jep disa porosi konkrete. Pasi të thirret Shpirti i Shenjtë, duhet gjetur themeli i predikimit. Për të gjetur këtë themel, duhet të kemi kultin e së vërtetës. Nuk duhet ta përdorim tekstin për të përçuar idetë tona, as për të kënaqur veshët e dëgjuesve, por për të gjetur atë që Zoti ka për të na thënë. Për të ushtruar kultin e së vërtetës, duhet të kemi një zemër të përvuajtur. Hapi tjetër është ai i kuptimit të tekstit, që është shkruar para dymijë ose tremijë vjetësh, prandaj ndoshta jo gjithmonë e kuptojmë drejt në gjuhën tonë çfarë donte të thoshte autori i shenjtë në gjuhën e tij. Për këtë duhet të përdorim mjetet e analizës, pa harruar se “objektivi nuk është kuptimi i të gjitha hollësive të një teksti”, por zbulimi i mesazhit kryesor, “që i jep strukturën dhe unitetin tekstit” (n.147).
Predikatari duhet ta dëgjojë vetë i pari fjalën dhe duhet ta personalizojë atë. Fjala do të tingëllojë bukur për popullin, nëse ka tingëlluar bukur në zemrën e bariut, i cili “para se të përgatisë konkretisht atë që do të thotë në predikim, duhet të pranojë të plagoset i pari nga ajo Fjalë, që do të plagosë të tjerët, sepse ajo është një fjalë e gjallë dhe vepruese, si një shpatë (Heb 4,12)” (n.150). Është e domosdoshme që predikatari të ketë “sigurinë se Hyji e do, se Jezusi e ka shpëtuar, se dashuria e tij ka gjithmonë fjalën e fundit” (n.151). Papa përdor fjalë të forta, kur flet për rëndësinë që ka veprimi i fjalës në jetën personale të predikatarit: nëse predikatari “nuk ndalet për ta dëgjuar Fjalën me sinqeritet, nëse nuk e lejon ta prekë jetën e tij, (...) nëse nuk i kushton kohë lutjes me Fjalën, atëherë po, do të jetë profet i rremë, mashtrues ose një sharlatan pa përmbajtje” (n.151). Mesazhi i Hyjit “duhet të kalojë me të vërtetë mes për mes predikatarit, jo vetëm me anë të arsyes, por duke marrë në zotërim tërë qenien e tij” (n.151).

Në vijim të përmbledhjes së thirrjes apostolike Evangelii Gaudium, sot do të paraqesim udhëzimet e Papës Françesku për homelinë. Papa thekson që në fillim se homelia kërkon një “përgatitje serioze” nga ana e barinjve, sepse ajo është masa më e mirë “për të vlerësuar afërsinë e një bariu me popullin e vet” (n.135). Predikimi themelohet mbi vetëdijen se është Hyji ai që dëshiron të arrijë tek të tjerët me anë të predikatarit. Shpallja e Fjalës së Hyjit në kontekstin liturgjik nuk duhet të jetë katekizëm, as meditim, por zhvillimi i dialogut të Hyjit me popullin e vet, “çasti më i lartë i dialogut ndërmjet Hyjit dhe popullit të vet, para kungimit sakramentor” (n.137). Homelia, thotë Papa, “nuk duhet t’i përgjigjet logjikës së mjeteve mediatike” (n.138), sepse ajo nuk ka natyrën e spektaklit. Korniza e saj është liturgjia, brenda së cilës zë vendin që i takon, në harmoni me pjesët e tjera të liturgjisë, prandaj homelia duhet të jetë e shkurtër. “Nëse homelia është e gjatë, dëmton dy karakteristika të kremtimit liturgjik: harmoninë ndërmjet pjesëve dhe ritmin” (n.138).
Homelia, shkruan Papa Françesku, duhet të jetë si bashkëbisedimi i një nëne me fëmijët, sepse “Kisha është nënë dhe i predikon popullit sië u flet një nënë fëmijëve” (n.139). Për këtë arsye, predikatari duhet ta njohë mirë zemrën e popullit të cilit i predikon dhe duhet t’u flasë njerëzve me anë të “afërsisë së përzemërt”, me “ngrohtësinë e tonit të zërit, me butësinë e stilit të fjalive, me gëzimin e gjesteve” (n.141). Edhe Zoti vetë na mrekullon, kur i drejtohet popullit të tij me fjalë të ngrohta, që japin zemër: “Mos ki frikë, grigjë e vogël” (Lk12,32).
Homelia është dialog dhe “dialogu është shumë më shumë sesa komunikimi i një të vërtete” (n.142). Ata që përfshihen në këtë dialog nuk japin diçka, por dhurojnë vetveten. Ky dhurim rrudhet, nëse homelia bëhet moralizuese ose egzegjetike, sepse “çdo fjalë e Shkrimit është dhuratë, para se të jetë kërkesë” (n.142). Predikimi nuk duhet të përçojë ide ose vlera të shkëputura nga njëra-tjetra, por sintezën e mesazhit ungjillor: “Ku është sinteza, aty është zemra” (n.143). “Predikatari ka misionin e bukur dhe të vështirë të bashkojë zemrat që duhen: zemrën e Zotit, me zemrën e popullit” (n.143). Duke qenë se fjala është ndërmjetësuese, ajo ka nevojë për predikatarin, për t’u shqiptuar, me vetëdijen se “ne nuk kumtojmë vetveten, por Krishtin Jezus, Zot: ndërsa ne jemi shërbëtorët tuaj, për shkak të Jezusit (2Kor 4,5).
Predikimi, për tu përgatitur mirë, ka nevojë për kohë, studim, lutje dhe shpirt krijues, me ndjeshmëri baritore. Papa i porosit famullitarët të mos e shkurtojnë kohën e përgatitjes së predikimit, duke thënë se kanë punë të tjera më të rëndësishme dhe të ngutshme për të bërë dhe thotë se “një predikatar, që nuk përgatitet, nk është ‘shpirtëror’, është i pandershëm dhe i papërgjegjshëm kundrejt dhuratave që ka marrë” (n.145). Për përgatitjen e homelisë, Ati i Shenjtë jep disa porosi konkrete. Pasi të thirret Shpirti i Shenjtë, duhet gjetur themeli i predikimit. Për të gjetur këtë themel, duhet të kemi kultin e së vërtetës. Nuk duhet ta përdorim tekstin për të përçuar idetë tona, as për të kënaqur veshët e dëgjuesve, por për të gjetur atë që Zoti ka për të na thënë. Për të ushtruar kultin e së vërtetës, duhet të kemi një zemër të përvuajtur. Hapi tjetër është ai i kuptimit të tekstit, që është shkruar para dymijë ose tremijë vjetësh, prandaj ndoshta jo gjithmonë e kuptojmë drejt në gjuhën tonë çfarë donte të thoshte autori i shenjtë në gjuhën e tij. Për këtë duhet të përdorim mjetet e analizës, pa harruar se “objektivi nuk është kuptimi i të gjitha hollësive të një teksti”, por zbulimi i mesazhit kryesor, “që i jep strukturën dhe unitetin tekstit” (n.147).
Predikatari duhet ta dëgjojë vetë i pari fjalën dhe duhet ta personalizojë atë. Fjala do të tingëllojë bukur për popullin, nëse ka tingëlluar bukur në zemrën e bariut, i cili “para se të përgatisë konkretisht atë që do të thotë në predikim, duhet të pranojë të plagoset i pari nga ajo Fjalë, që do të plagosë të tjerët, sepse ajo është një fjalë e gjallë dhe vepruese, si një shpatë (Heb 4,12)” (n.150). Është e domosdoshme që predikatari të ketë “sigurinë se Hyji e do, se Jezusi e ka shpëtuar, se dashuria e tij ka gjithmonë fjalën e fundit” (n.151). Papa përdor fjalë të forta, kur flet për rëndësinë që ka veprimi i fjalës në jetën personale të predikatarit: nëse predikatari “nuk ndalet për ta dëgjuar Fjalën me sinqeritet, nëse nuk e lejon ta prekë jetën e tij, (...) nëse nuk i kushton kohë lutjes me Fjalën, atëherë po, do të jetë profet i rremë, mashtrues ose një sharlatan pa përmbajtje” (n.151). Mesazhi i Hyjit “duhet të kalojë me të vërtetë mes për mes predikatarit, jo vetëm me anë të arsyes, por duke marrë në zotërim tërë qenien e tij” (n.151).








All the contents on this site are copyrighted ©.