2014-02-24 15:14:37

Papa pret presidentin e Haitit: rindërtimi i vendit dhe dialogu në qendër të bisedimeve


Papa Françesku priti sot paradite, në Pallatin Apostolik, presidentin e Republikës së Haitit, Michel Joseph Martelly, i cili, më pas, takoi Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Pietro Parolin, dhe sekretarin për marrëdhëniet me shtetet, Imzot Dominique Mamberti. “Gjatë bisedimeve të përzemërta – thotë një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira ndërmjet Haitit dhe Selisë së Shenjtë dhe u theksua ndihma e çmueshme e Kishës Katolike në rrafshin shoqëror, sidomos në arsim, shëndetësi dhe në ndihmën ndaj të varfërve. Në vijim të bisedimeve u vu në dukje rëndësia, që ka përparimi i angazhimit për rindërtimin e vendit, si edhe mbështetja e dialogut ndërmjet forcave të ndryshme institucionale, për pajtimin dhe të mirën e përbashkët, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.