2014-02-24 15:39:49

Mesazhi i Papës për komunikuesit katolikë


RealAudioMP3 Papa Françesku i dërgoi bekimin e tij Kongresit Botëror të Signis, që hapet nesër, në Romë, me temën: “Mediat për një kulturë të paqes: të krijosh imazhe me brezat e rinj”. Në një mesazh të nònshkruar nga Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, Papa Françesku shprehet i kënaqur që Kongresi parashtron “një përsiatje mbi forcën komunikuese të imazheve, që, me anë të mjeteve të komunikimit, shprehin dhe formojnë përvojat, shpresat dhe dyshimet e brezave të rinj”.
“Në një botë të globalizuar, ku lindin vazhdimisht kultura të reja, me gjuhët dhe simbolet e tyre të reja, dhe shfaqet një botë e re imazhesh të përbashkëta – vijon Papa – komunikuesit katolikë duhe të përballen me një sfidë më të madhe: paraqitja e urtisë, të vërtetës dhe e bukurisë së Ungjillit, me një gjuhë që prek zemrat dhe mendjet e një numri të pafundmë njerëzish, të cilët janë në kërkim të kuptimit të drejtimit të jetës së tyre, si individë dhe si gjymtyrë të shoqërisë”. Papa thotë se, sigurisht, “këto ditë diskutimesh do t’u japin pjesëmarrësve në Kongres një frymëzim, një guxim dhe një kuptim të ri të përpjekjeve të tyre për të realizuar këtë detyrë të vështirë dhe entuziazmuese”.








All the contents on this site are copyrighted ©.