2014-02-22 14:28:48

Emrat e kardinajve të rinj


1 – Kardinal Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit, i Titullit të Shenjtorëve Simoni e Juda Tadeu në Torre Anxhela.
2 – Kardinal Lorenzo Baldisseri, Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve i Diakonisë Shën Anselmi në Aventin.
3 – Kardinal Gerhard Ludwig Műller, Kryeipeshkëv-ipeshkëv nderi i Regensburgut, Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, i Diakonisë së Shën Anjezes në Agone.
4 – Kardinal Beniamino Stella, Prefekt i Kongregatës për Klerin, i Diakonisë së Shenjtorëve Kozma e Damiani.
5 – Kardinal Vincent Nichols, Kryeipeshkëv i Westminster (Britania e Madhe), i Titullit të të Shenjtnueshmit Shëlbues e Shën Alfonsit në Rrugën Merulana.
6 –Kardinal Leopoldo José Brenes Solórzano, Kryeipeshkëv i Managua (Nikaragua), i Titullit Shën Joakini në Prati Kastelo.
7 – Kardinal Gérald Cyprien Lacroix, Kryeipeshkëv i Québec (Kanada), i Titullit Shën Jozefi në Aurelio.
8 – Kardinal Jean-Pierre Kutwa, Kryeipeshkëv i Abidjan (Kosta d’Avorio), i Titullit Shën Emerenciana në Tor Fiorenca.
9 – Kardinal Orani João Tempesta, O.Cist., Kryeipeshkëv i Rio-de-Zhanéjro (Brazil), i Titullit Shën Maria Nënë e Provanisë në Monte Verde.
10 – Kardinal Gualtiero Bassetti, Kryeipeshkëv i Peruxhia-Qyteti i Pieve (Itali), i Titullit Shën Çeçilia.
11 – Kardinal Mario Aurelio Poli, Kryeipeshkëv i Buenos Aires (Argjentinë), i Titullit Shën Robert Belarmini.
12 – Kardinal Andrew Yeom Soo jung, Kryeipeshkëv i Seulit (Kore), i Titullit Shën Krizogoni.
13 – Kardinal Ricardo Ezzati Andrello, S.D.B., Kryeipeshkëv i Santiagos së Kilit (Kili), i Titullit të të Shenjtnueshmit Shëlbues në Valmelaina.
14 – Kardinal Philippe Nakellentuba Ouédraogo, Kryeipeshkëv i Ouagadougou (Burkina Faso), i Titullit Shën Maria Ngushëlluese në Tiburtino.
15 – Kardinal Orlando B. Quevedo, O.M.I., Kryeipeshkëv i Kotabato (Filipine), i Titullit Shën Maria “Mbretëreshë e Botës” në Torre Spakata.
16 – Kardinal Chibly Langlois, Ipeshkëv i Les Cayes (Haïti), i Titullit të Shën Jakobit në Augusta.

Kryeipeshkvijtë e nderit, dalluar për shërbim ndaj Selisë së Shenjtë dhe Kishës:
– Kardinal Loris Francesco Capovilla, Kryeipeshkëv titullar i Mesembrias, i Titullit Shën Maria në Trastevere.
2 – Kardinal Fernando Sebastián Aguilar, C.M.F., Kryeipeshkëv nderi i Pamplonës, i Titullit Shën Anxhela Meriçi.
3 – Kardinal Kelvin Edward Felix, Kryeipeshkëv nderi i Castries, i Titullit Shën Maria e Shëndetit në Primavale.

Me krjimin e 19 kardinajve, Kolegji kardinalor përbëhet nga 218 kardinaj, 122 zgjedhës, 96 jo zgjedhës. Kardinajtë e rinj vijnë nga 15 vende të ndryshme:
- 8 vijnë nga Evropa: 5 nga Italia, ndërmjet tyre, një jo zgjedhës; 3 nga pjesa tjetër e Evropës (Gjermani, Britani e Madhe e Spanjë; i fundit, jo zgjedhës).
- 4 nga Amerika veriore e qendrore (Kanada, Nikaragua, Haiti e Antile; i fundit, jo zgjedhës).
- 3 nga Amerika jugore (Kili, Brazil, Argjentinë)
- 2 nga Afrika (Bregu i Fildishtë e Burkina Faso)- 2 nga Azia (Koreja e Filipinet)







All the contents on this site are copyrighted ©.