2014-02-21 13:10:28

Papa lutet për Ukrainën, në fillim të mbledhjes me kardinalët


Papa Françesku e hapi ditën e dytë të punimeve të koncistorit të jashtëzakonshëm, që po zhvillohet në Vatikan mbi temën e familjes, duke u lutur për Ukrainën, e tronditur nga dhuna e ditëve të fundit:RealAudioMP3
Dëshiroj t’u drejtoj një përshëndetje, jo vetëm personalisht, por edhe në emër të të gjithëve, kardinalëve ukrainas – kardinalit Jaworski, kryeipeshkëv nderi i Lvivit dhe kardinalit Husar, kryeipeshkëv nderi i Kievit – që këto ditë janë duke vuajtur shumë dhe kanë shumëvështirësi në atdhe. Ndoshta do të ishte bukur, po t’u arrinte ky mesazh, në emër të të gjithëve: a jeni në një mendje të gjithë me këtë?”.
Pas këtyre fjalëve, kardinalët e shprehën miratimin e tyre me duartrokitje. Në vijim, Papa përmendi kumtesën hyrëse mbi familjen, majtur dje nga kardinali Walter Kasper:
Mbrëmë, para se të bija në gjumë, por jo për të ndjellë gjumin... lexova, rilexova, punimin e kardinalit Kasper e dëshiroj ta falënderoj, sepse aty gjeta një teologji të thellë e një mendim të kthjellët të teologjisë. Është e këndshme të lexosh teologji të kthjellët. Aty gjeta atë për të cilën fliste shën Injaci, atë sensus ecclesiae (ndjesinë e Kishës), dashurinë për Nënën Kishë. Më bëri mirë e më lindi një ide. Më falni, eminencë, nëse po ju bëj me turp, por ideja është: kjo do të thotë të bësh teologji në gjunjë. Faleminderit. Faleminderit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.