20 Shkurt 1991. Rrëzohet shtatoria e diktatorit në Tiranë...
Shumë pak Shtete të vogla si Shqipnia kanë nxjerrë Personalitete të Mëdha sa né! Mund
të jetë kenë muej korrik ose gusht i vitit 1990, kur e kam degjue në radio “Zëri i
Amerikës” tue porositë Popullin Shqiptar, pra plot 24 vjet maparë Prof. Arshi Pipa
tha: “Pa u hjekë nga Sheshi Skënderbe shtatoria e diktatorit Enver Hoxha, kurrë Populli
Shqiptar nuk mund të vendosin demokracinë...” E degjova, po mu duk e pamujtun! Prof.
Petro Fundo shpesh persëriste mbas vitit 1985: “Diktator si ay, vazhdojnë per të sunduar
edhe persëvdekuri.” Edhe këte kur e kishe degjue më dukej e pamujtun! Me thanë
të vertetën, mbas muejt janar 1990, kur u pat ba protesta e heshtun në Shkoder per
heqjen e bustit Stalinit, dhe revolta e Burrave të Malësisë në korrik, me arkivolin
e Djalit të rij Pllumb Pllumbaj, para komitetit partisë me thirrjet “poshtë Ramiz
Alia!”, “Poshtë Nexhmije kurva!” etj... thirrje plot duf e urrejtje per vrasësit diktatorë,
na dukej vetja se jemi tue jetue “dikund”...por, gënjejmë me dashtë me percaktue se
ku? Data 11 Nandor 1990 në Rrëmaji, vazhdonte me na u dukë një “anderr”... Edhe
pse Don Simon Jubani, i këputi njëherë e pergjithmonë prangat e robnisë komuniste.
Na dukej një “vegim” ardhja e Tij nga burgu i shfarosjes së Burrelit, dhe ecja
e Tij Burrnore drejtë Fitores per Ringjalljen e Fesë, kur shpresat tona ishin vyshkë... Kush
mund të besonte se pasuesi i diktatorit Enver Hoxha, anadollaku Ramiz Alia, strukej
si qen i zgjebosun nga frika e një Don Simon Jubani, që e kishte mbajtë të pranguem
mbi 26 vjet nder birucat e akullta e të pashpresë me pa me sy Lirinë?! Popullit
Shqiptar i kishte ikë frika, Ai po shihte Driten e Lirisë së dishrueme! U zgjuen
studentët...U zgjue Kavaja...U zgjue Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë...Shkodra
edhe njëherë bastjon i Demokracisë...13 Dhjetori 1990 shembi perjetsisht diktaturen
ma barbare që kanë kalue Shkodranët e Rozafes Heroike...Ata të parët e shkrryen perdhé
surratin e pasardhësit të sulltan Mehmetit II, që zbatoi porosinë se: “Nuk duhet të
mbesin i gjallë asnjë Shkodranë!” A ju kujtohet çka ngjau mbi bust? Edhe pse këto
ngjarje sollën Demokracinë në Shqipni...Po mundohen me u “harrue” dhe me kenë e mujtun
me u “fshi” nga Historia e Lavdishme Shqiptare. E nuk zgjati...U zgjuen minatorët
e Valiasit...U zgjuen puntorët e fshatarët e të gjitha krahinave të Shqipnisë... E
ky ishte fundi i diktaturës komuniste edhe në Shqipni! E fundi i diktaturës komuniste
kerkonte shpagimin nga vetë diktatori... 20 Shkurti 1991, ishte dhe mbetet në
Historinë e Popullit Shqiptar “Dita e Fitores” mbi rrenojat 47 vjeçare të komunizmit
gjakatarë e shperftyrues, Dita e Fitores mbi diktaturen komuniste që sundoi në Shqipninë
Martire të Gjergj Kastriotit! Asht Dita e Fitores kur as armët e diktatorëve nuk
mujtën me ndalue hovin dhe guximin e minatorëve të Valiasit, që e terhoqen zvarrë
bishen e ngordhun e të qelbun per të gjatë të Kryeqytetit të fundit...që shembi komunizmin,
Tiranës Heroike. Ndoshta, them ndoshta, se shpesh kujtoj humnerat neper të cilat
kemi kalue tash 70 vjet, e në fund çoj mendjen tek të Parët tanë që më thonin: “Ju
jeni të rijë e me siguri, një ditë keni me pa Ditët e Lirisë!..” Ishte Besimi i Tyne
i vendosun tek permbysja e asaj ideologjije shkatrruese marksiste – leniniste që kishte
plandosë miljona njerëz në Botë! Po edhe né u plakem...dhe po ua trashigojmë
disa kujtime Brezave ma të rij, mbasi me kohen po fshihen shumë fakte e ngjarje nga
Historia e Shqipnisë.