2014-02-19 18:46:54

Konfermohen krerët e dikastereve të Kishave Lindore dhe të Bashkimit të të Krishterëve


Papa Françesku konfirmoi në detyrë prefektin e Kongregatës për Kishat Lindore, kardinalin Leonardo Sandri dhe sekretarin e tij, imzot Cyril Vasil. Gjithashtu, emëroi anëtarë të tjerë, ndër të cilët, Patriarkun e Aleksandrisë së Koptëve, Ibrahim Isaac Sidrak, Patriarkun e Babilonisë së Kaldejve, Rafael I Sako dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, imzot Pietro Parolin.
Ati i Shenjtë konfirmoi edhe kryetarin e Këshillit Papnor për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve, kardinalin Kurt Koch, së bashku me sekretarin dhe me anëtarët. Papa emëroi edhe disa këshilltarë për Komisionin e Marrëdhënieve me Hebraizmin.







All the contents on this site are copyrighted ©.