2014-02-18 14:17:11

Siri: kreu islamik i opozitës kërkon lirimin e të gjithë të krishterëve të rrëmbyer


Sheiku Mohammad Abdel-Hady al-Yaakqubi, hulumtues i islamizmit dhe anëtar i opozitës siriane, që merr pjesë në bashkëbisedimet e Gjenevës 2, u bëri thirrje “të gjithë militantëve islamikë të lirojnë menjëherë të gjithë ata që mbahen të mbyllur padrejtësisht kundër vullnetit të tyre, veçanërisht ipeshkvijtë, motrat dhe rregulltarët e pafajshëm”. Al Yaaqupi nënvizoi me forcë se aktet e dhunës dhe keqtrajtimi i njerëzve të pafajshëm “nuk përkojnë me parimet e islamit”. Këto deklarata u bënë para pak ditësh në Gjenevë, gjatë një konference për shtyp, pas një takimi të disa anëtarëve të opozitës siriane me teologun norvegjez Olav Fykse Tveit, i cili është pastor luteran dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Kishave.
Gjatë bisedimeve me bujtësit sirianë, Dr. Tveit bëri thirrje të lutemi për paqen në Siri. “Ne, si udhëheqës fetarë, duhet ta mbajmë gjallë shpresën se mrekullitë janë të mundshme dhe se paqja do të vijë. Nëse nuk e bëjmë ne, kush do ta bëjë?”, tha, ndër të tjera, Sekretari i përgjithshëm.








All the contents on this site are copyrighted ©.