2014-02-16 13:08:25

Patriarkana e Moskës e do koncilin panortodoks


“Shpresoj të jetë vetëm opinion personal e jo qëndrimi zyrtar i Kishës së Kostandinopojës”: mitropoliti i Volokolamskut, Hilarion, kryetar i Departamentit për marrëdhëniet e jashtme të Patriarkanës së Moskës, e komenton kështu në portalin Paroslavie.ru, deklaratën e mitropolitit të Kalqedonisë, Atanasio, me të cilën akuzohet Kisha ortodokse ruse se po saboton përgatitjen e koncilit panortodoks. Edhe mitropoliti i Prusisë, Elpidoforos, është i të njëjtin mendim: Moska po izolohet nga simotrat.
Ndërkaq, Hilarion thekson se Kisha e Moskës mban lidhje të ngushta me Kishat e tjera ortodokse dhe është aktive në përgatitjen e koncilit, për të cilin flitet që prej 50 vjetësh. Sipas mitropolitit rus, procesi mund të përshpejtohet përmes krijimit të një organizmi panortodoks, i cili të ketë për detyrë realizimin e aspekteve të ndryshme të koncilit e të mblidhet së paku, një herë në muaj.







All the contents on this site are copyrighted ©.