2014-02-14 13:24:05

Mijëra të fejuar tek Papa. Tweet: mos kini frikë nga martesa; besnikë, do të jeni të lumtur


Në festën e Shën Valentinit, sot, të fejuarit po dëshmojnë para Papës Françesku dashurinë e tyre, të ushqyer nga vlerat e krishtera si dhe dëshirën për ta vënë në shërbim të shoqërisë. Me këtë frymë u mblodhën, në Sheshin e Shën Pjetrit. Janë më se 20 mijë vetë, nga 30 vende të ndryshme, të ftuar nga Këshillit Papnor për Familjen. Dëshmi, këngë e valle i zunë vendin njëra-tjetrës, në pritje të arritjes në Shesh të Papës, që i pëshëndeti të fejuarit e po u përgjigjet edhe pyetjeve të tyre.
Në një Tweet kushtuar ditës, Papa këshillon: “Të rinj, mos kini frikë nga martesa: të bashkuar nga kurora besnike e fekonde, do të jeni të lumtur”.







All the contents on this site are copyrighted ©.