2014-02-09 13:07:02

Thirrja politike e të krishterit


Të shtunën paradite u mbajt në mjediset e Hotelit Rogner, në Tiranë, konferenca me temë “Drejtësia sociale dhe qytetaria aktive në Shqipëri”. Konferenca, organizuar nga Karitasi Shqiptar në bashkëpunim me Coherent Development Albania, pati si synim shtrimin, para vëmendjes së qytetarëve, të temës së pjesëmarrjes së të gjithëve në organizimin e jetës shoqërore. Tri ishin fushat mbi të cilat u përqendruan kumtesat: ajo e urbanistikës, e politikës dhe e rolit që ka besimi i krishterë në jetën e shoqërisë, sipas teologjisë katolike. Për këtë të fundit, të dëgjojmë Don Marjan Palokën, i cili e trajtoi temën gjatë konferencës....RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.