2014-02-07 13:44:01

Familja Rugova është vlerë jona nacionale


Në shoqërinë tonë arkaike është bërë e natyrshme të reagosh mbi baza emocionale. Bile kaq emocionalisht ne jemi mësuar të trajtojmë shumicën e obligimeve tona publike, shtetërore apo çfarë do qofshin ato. Etapat historike të njohura tashmë, kanë tjetërsuar ndjeshëm përkatësinë tonë europiane.
Sot si shoqëri, kreysisht me nostalgji jugosllave e me përkatësi neo-otomane gjindemi në udhëkryqin e madh të definimit të përkatësisë sonë. Por megjithatë, në këto situata të veçanta kur ne domsodoshmërisht do të duhej të tregonim më tëpër maturi dhe serioziet në reagimet tona, si media, si shoqëri civile apo politikë jona zyrtare, edhe më tutje, sikur sot, e për të satën herë dështuam të përgjigjemi me pjekuri dhe dinjitet.
Dje është arrestuar Ukë Rugova. deputet i Kuvendit të Kosovës. Drejtues i një formacioni politik, dhe aktualisht pjesë e qeverisë në koalicion qeverisës. Mbi të gjitha, para se kjo të ishte referenca themelore, ai është djali i vogël i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Në fakt i gjithë tregimi sot u shpërqëndrua pikërisht në këtë pikë. Para së gjithash, ky ishte në fakt elemeti kryesor i tërë kësaj ngjarje.
Nuk do duhej të ishte. Por u bë. Uka është i biri i Ibrahim Rugovës, kjo nuk ka dyshim. Mund të jetë që ky është edhe atributi i tij kryesor në aktivitetin e tij në jetën publike.

Këtë nuk e paragjykojmë dot. Por, ti referohesh një vepre penale nën maskën e të qenit i biri i ish- Presidentit të Kosovës është e pa ndershme, dhe është përpjekje për të njollosur dhe tjetërsuar figurën e familjes dhe vet Presidentit Rugova. Është puro luftë politike nën atmosferën e një viti zgjedhor.

Kjo nuk ka të bëj me paragjykimin e epilogut të kësaj ngjarje. E vërteta është se ai mund të jetë plotësisht i pafajshëm, ose e kundërta. Kjo është çështje e sistemit dhe organeve të drejtësisë. Dhe ne inkurajojmë fuqishëm EULEX-in të bëj punën e tij sikurse çdo institucion relevant të kësaj fushe.

Në këtë ngjarje të lë me gojë hapur reagimi kaq euforik i segmenteve të caktura mediale që përtej Ukë Rogovës, përpiqen të njollosin figurën e babait të tij. Një unitet absolut i medies në Serbi që raportonte me shumë eufiori, dhe në këtë frymë të forcon edhe më tepër këtë bindje. Ibrahim Rugova në idividualitetin e tij kishte krijuar frymën më të madhe shqiptare në Kosovën e pas viteve ’90. Ai kishte mbajtur gjallë ndjenjen shqiptare të Kosovës për tërë ato vite.
Ai mbetet njeriu më I votuar në Kosovën e paslutës dhe figura më unifikuese e spektrit politik të Kosovës në raport me faktorin ndërkombëtar.

Ai në tërësinë e filozofisë së tij të urtë, ka vënë themelet e shtetësisë së Kosovës.
Nuk do mend se arrestimi i Ukë Rugovës, sot përbën një informacion të rëndësishëm për të gjihë ne që i takojmë botës së medias. Nuk do mend poashtu se Kosova ka nevojë për forcim të shtetit ligjor, dhe ndëshkim të atyre që dhunuan këtë vend për tërë këto vite. Por përpjekja e cilitdo për ta shndërruar këtë moment në fushatë të përbaltjes së familjes dhe vet figurës së Ibrahim Rugovës, është përpjekje për të shtrembëruar rrjedhën historike të Kosovës, dhe shtetësisë sonë.

Madhështia e Ibrahim Rugovës është qenja e secilit prej nesh. Solidariteti me familjen e tij në këto momente dobësie për ta është minimum i asaj që ne mund të bëjmë. Na takon të bëhemi njerëzor, përtej politkës dhe inateve personale që secili mund të ketë. Ibrahim Rugova dhe familja e tij janë vlera jonë nacionale.
(marrë nga standardi.info 06.02.2014)







All the contents on this site are copyrighted ©.